Categories Showbiz

U tha se po rikthehej me Bella-n, por gjesti i The Weeknd për ditëlindjen e Selena-s çmendi fansat

Bella Hadid dhe The Weeknd rindezën shpresat për ribashkim kur burime pranë tyre konfirmuan se pas kohës së karantinës ata kishin komunikuar me njëri-tjetrin. Por ndërkohë që njerëzit prisnin një rikthim të çiftit dhe një foto që ta vërtetonte këtë, gjërat morën rrjedhë tjetër.

Fansat e Selena Gomez mendojnë se ish i dashuri i saj The Weeknd mund t’i ketë bërë asaj një dhuratë të veçantë publike për ditëlindje. The Weeknd publikoi videon muzikore të këngës “Snowchild” dje, pikërisht në ditëlindjen e Gomez. Dhe fansat vunë menjëherë në dukje që Selena e kishte quajtur “Snowchild” dy herë publikisht si një nga këngët e saj të preferuara.

Në mars, këngëtarja përfshiu “Snowchild” në listën e saj muzikore të karantinës. Ndërsa në prill, kënga shfaqet edhe në listën këngëve të “Cooking Together” të Gomez në Spotify.

Për më tepër, në fillim të videoklipit shfaqen disa tullumbace – një tjetër detaj që i bëri ndjekësit të dyshojnë se kjo ishte dhurata e ditëlindjes për Selena-n nga The Weeknd.

Fansat ishin të emocionuar për faktin se mund të bëhet fjalë për një ribashkim mes çiftit të famshëm.

Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd zgjati nga janari i 2017-ës deri në tetor të po këtij viti. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por ruajtën një marrëdhënie të mirë së bashku. Që nga ajo kohë, të dy janë treguar diskretë për jetën private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME