Categories Lajme

U tha se trajtimi me plazmën e të shëruarve jepte super efekte për të prekurit me covid, ekspertët përmbysin gjithçka

Një panel i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-ve thotë se nuk ka prova për të mbështetur përdorimin e plazmës rikuperuese për të trajtuar pacientët me coronavirus. Gjithashtu mjekët nuk duhet ta trajtojnë atë si një terapi kryesore derisa të bëhen më shumë studime, raporton CNN. “Ka të dhëna të pamjaftueshme për të rekomanduar pro ose kundër përdorimit të plazmës rikuperuese për trajtimin e COVID-19”, thotë paneli që kishte shumë ekspertë, transmeton Telegrafi.

“Plazma konvaleshente nuk duhet të konsiderohet si kura kryesore për trajtimin e pacientëve me COVID-19″, shtoi komiteti, i cili vlerëson trajtimet për coronavirusin. “Provat e rastësishme të mundshme, të kontrolluara mirë, me fuqi adekuate janë të nevojshme për të përcaktuar nëse plazma rikuperuese është efektive dhe e sigurt për trajtimin e COVID-19”, shtuan ata. Kujtojmë se javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim të përdorimit emergjent të plazmës së rimëkëmbjes gjersa presidenti, Donald Trump deklaroi se ky ishte një përparim historik në luftën kundër pandemisë globale.

Paneli NIH, i udhëhequr nga Dr. Clifford Lane, i cili drejton kërkimet në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive; Dr. Roy Gulick, shefi i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Kolegjin Mjekësor Ëeill të Universitetit Cornell; dhe Dr. Henry Masur, shefi i Departamentit të Kujdesit Kritik në NIH, thanë se duhen shumë më shumë kërkime nëse trajtimi funksionon. Të dhënat e botuara deri më tani nuk tregojnë vërtet nëse i ndihmon pacientët. Plus, pacientët e ndryshëm kanë nivele të ndryshme të antitrupave, kështu që trajtimi është shumë i ndryshueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME