Categories Lajme

U tha se vdiq në aksident, zbardhet krimi në Itali: Shqiptari u vra me kaçavidë nga bashkëkombësi i tij

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, ku fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Sot, mediat italiane shkruajnë se Ilir Dervishi nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjeri që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçar Miri Gurra.

Dyshohet se ata kanë pasur një debat ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë.

Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin.

Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti.

Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka heshtur para Policisë duke mos dhënë asnjë deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME