Categories Lajme

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë 12 pistoleta dhe municion luftarak , arrestohet 27-vjeçari (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një shtetas dhe sekuestruar 12 armë zjarri pistoleta me municion luftarak, në një tjetër rast të trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, gjatë një kontrolli në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Volkswagen” u gjetën 10 pistoleta Glock me municion luftarak nën kofanon e makinës, ndërkohë që gjatë procedimeve të mëtejshme u sekuestruan edhe 2 pistoleta të tjerë Glock, duke e çuar totalin në 12 armë.

Nga hetimet rezultoi se armët do të shiteshin në zonën e Freskut.

Pas arrestimit të Dugagjin Berishës, 27 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”, detaje të reja janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si u dokumentua aktiviteti i tij i trafikimit të armëve.

Efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Oficerët e karabinierëve nga dega e Peruxhias arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, për posedim të lëndëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë

Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimeve të naftës ditën e sotme. Vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Një shtetas Grek dërgohet pa shenja jete në spital, detaje

Një shtetas grek u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt mes 4 personave në një servis makinash në Korçë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRI)

Një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçë mes katër…

LEXO ME SHUME