Categories Lajme

U vetëdorëzua/ RENEA arreston Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut

Para pak ditësh, është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla por që Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë që këtë të shtunë në mbrëmje RENEA e ka arrestuar Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut.

Ai do të qëndojnë në ambientet e policisë së Tiranës, ndërsa të hënën pritet të dalë para GJKKO. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku, të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, vendosën të vetëdorëzohen pranë Policisë së Durrësit.

Pas vetëdorëzimit, ata u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.

I shumëkërkuari Farruku, i cili i konsideruar si një nga shqiptarët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, dhe i dyshuar për disa vrasje mafioze të bujshme u vetëdorëzua më 6 janar në polici. Ai i dha fund arratisë së tij, duke u vetëdorëzuar në Komisariatin e Durrësit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Farruku, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi dyshohej si koka e klanit mafioz që kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.

Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte. Megjithatë aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak. Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.

Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal.

Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë. Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME