Categories Lajme

U vra me thikë nga i shoqi, del ekspertiza mjeko-ligjore e shqiptares: 44-vjeçarja u godit mbi 40 herë

Detaje tronditëse janë bërë të njohura nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Selanik, i cili pasi masakroi me thikë gruan, u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të 44-vjeçares, ajo duket se ka marrë mbi 40 plagë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Bashkëshorti i saj dyshohet se ka përdorur katër thika të ndryshme për t’i marrë jetën, të cilat janë gjetur gjurmë gjaku mbi to dhe janë sekuestruar nga policia.

Viktima sipas mediave greke, mësohet se ka marrë plagë në qafë, fytyrë, në krahë dhe në bark, të kanë qenë aq të forta, saqë njëra nga thikat është përkulur.

Sipas mediave greke, varrimi i gruas do të bëhet nesër (14 Mars) në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Mesditën e së mërkurës, pak para orës 13:00 kur ndodhi vrasja, fqinjët nuk kanë dëgjuar zëra nga banesa e katit të dytë ku çifti jetonte me dy fëmijët.

“Jemi në banesën ngjitur dhe nuk kemi dëgjuar as zhurmë, asgjë. Ata shkonin në punë, ishin familje dhe kishin fëmijë”, deklaroi një fqinj, sipas protothema.gr.

Ndërkohë, në fotot e publikuara nga autori në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me bashkëshorten dhe vajzat, momente nga pushimet dhe me miqtë e tyre.

Sipas vëllait të 44-vjeçarit, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur: “Ishin njerëz të qetë”.

Duke folur për median greke, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e 44-vjeçares, tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën.

“Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”, tha mikesha e viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME