Categories Lajme

U vra nga greku sepse kërkoi “djersën” e tij, flet vëllai i shqiptarit: Ishte njeri familjar, e dija për borxhet që i kishte vrasësi

Vëllai i Xhani Topallit, biznesmeni shqiptar, i cili u vra nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit në Greqi ka folur për portalin helen protothema.gr.

Ai thotë se familja e sipërmarrësit shqiptar është tronditur nga vdekja tragjike e 46-vjeçarit, teksa thotë se të gjithë e njihnin atë për njeri korrekt në punë dhe familjar.

Kristo tha gjithashtu se ishte në dijeni të borxheve që vrasësi i kishte të vëllait.

“Vëllai im ishte një profesionist korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hoteli që i moti jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, ka thënë mes lotësh vëllai i viktimës.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.

Familja e Xhani Topallit i ka ngarkuar çështjen avokatit grek, Minas Tserkis. Sipas avokatit, vrasja e Topallit ishte e paramenduar.

“Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, ka thënë avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME