Categories Lajme

U vra nga partneri në Malin e Zi, 36-vjeçarja ishte me origjinë nga Lezha

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova vrau partneren e tij 36-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Dila Ndoj nga Balldreni i Lezhës, ndërsa lajmi ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës ku ajo jetonte.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ku po ndjekin procedurat për tërheqjen e trupit të pajetë.

Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

Bashkim Gashi, pasi vrau të renë shqiptare i vendosi edhe flakën shtëpisë së tyre në Kodre. 46-vjeçari u arrestua nga autoritetet malazeze vetëm pak pas krimit të kryer.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME