Categories Lajme

U vra për një vend parkimi/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, arrestohet vëllai i autorit, 4 në kërkim

Një makinë e parkuar dyshohet se është shkaku i vrasjes me armë zjarri të 33-vjeçarit Valter Fierza, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës Kolë Fierza, dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhillaj. Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin 24-vjeçar si dhe tre persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Mesditën e sotme policia ka arritur të arrestojë njërin nga të rinjtë e përfshirë në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar. I arrestuari është vëllai i autorit,Pal Mhillaj, 22 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen. Në konfliktin me vëllezërit Fjerza, janë të përfshirë edhe pjesëtarë të familjes Mhillaj. Dyshohet se autori i vrasjes, pas ngjarjes është arratisur drejt Dukagjinit.

Të përfshirë në ngjarje janë Klodian Mhillaj, 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME