Categories Lajme

“Ikni ore, më lini rehat”, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë

Zbardhet dinamika e plagosjes së policit Edlir Alleshi dy ditë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë, i cili u qëllua me armë nga Klered Bozhanaj 42 vjeç.

Sipas procesverbalit të grupit hetimor, kanë qenë dy patrulla të Shqiponjave që po patrullonin në zonën e Kinostudios rreth orës 18:50 pranë një kompleksi banimi.

Në një lulishte aty pranë ka qenë dhe Klered Bozhanaj, i cili sapo pa policët nisi të largohej.

Efektivët vunë re sjelljen e dyshimtë dhe i kërkuan që të ndalonte.

Por Bozhanaj nisi të vraponte. Punonjësit e policisë i bën thirrje që të ndalonte, por 42-vjeçari Bozhanaj ju përgjigj duke ju thënë “ikni ore, më lini rehat”.

Klered Bozhanaj u fut në hyrjen e pallatit të tij nr.50 ku banonte së bashku me familjen.

Efektivi i policisë Edlir Alleshi po e ndiqte nëpër shkallë, ndërsa pas tij ishte kolegu tjetër T.K.

Gjatë ndjekjes, Edlir Alleshi njoftoi kolegun se personi që po ndiqnin është i armatosur. Pak çaste më vonë, Klered Bozhanaj qëlloi me armë.

“Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e policisë janë kthyer pas për të siguruar veten si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit, T.K. (efektiv policie), ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri. Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit, kolegu i vetë Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur. Menjëherë ka marrë kolegun, dhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinën e shtetasit A.Xh. dhe e kanë nisur për në spital”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.

Pas të shtënave, autori u largua nga pallati dhe qëndroi në arrati për rreth 24 orë kur dhe u arrestua

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME