Categories Bota, Lajme

U zhduk gjatë një shëtitje në janar, aktori britanik Julian Sand gjendet i vdekur në malet e Kalifornisë

Aktori britanik, Julian Sands, i cili u zhduk gjatë një shëtitje në janar të këtij viti, është konfirmuar i vdekur. Autoritet njoftuan gjetjen e eshtrave njerëzore në një mal në Kaliforni, ku pas ekspertizës u konfirmua se i përkisnin aktorit.

Sands u zhduk më 13 janar gjatë motit të keq në zonën Baldy Bowl të maleve San Gabriel. Kërkimet ajrore dhe tokësore u penguan pasi Kalifornia u godit nga stuhitë vdekjeprurëse.

Mënyra e vdekjes është ende nën hetim, në pritje të rezultateve të mëtejshme të analizave. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë vullnetarët që punuan pa u lodhur për të gjetur vendndodhjen e zotit Sands”, thanë autoritetet në një deklaratë.

I lindur në Otley, Yorkshire dhe i arsimuar në Kolegjin Lord Wandsworth në Hampshire, Sands e filloi karrierën e tij të aktrimit me role në filma të tillë si “The Killing Fields”.

Ky film e solli atë në vëmendjen e regjisorit James Ivory, i cili e vendosi atë, përkrahë aktorëve si Rupert Everett, në filmin “A Room With A View”, në vitin 1985, film i cili fitoi edhe Oskar.

Sands ka qenë i martuar më parë me Sarah Sands, ish-redaktore e programit “Today” të BBC Radio 4, me të cilën kishte edhe një djalë./ BBC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME