Categories Lajme

U zhvillua në  Vlorë takimi përmbyllës i fushatës elektorale me gratë demokrate

U zhvillua në  Vlorë takimi përmbyllës i fushatës elektorale me gratë demokrate, qëndrestare dhe ato të atashuara së fundmi pranë selisë blu. Takimi i organizuar nga Lidhja demokrate e Gruas Dega Vlorë ka mbledhur dhjetra gra, mbështetëse të Partisë Demokratike në prezencë gjithashtu të kandidatëve për deputet të qarkut Vlorë si dhe Drejtuesin Politik Bujar Leskaj

 LDG Vlorë  u kujdes per  takimin përmbyllës me pjesëmarrjen e zonjave dhe vajzave vlonjate, të cilat si njëra nga shtyllat kryesore tek të cilat mbështetet PD, përgjatë kësaj fushate kanë dëshmuar qytetarinë, pozitivizmi, shpresën dhe bindjen tonë për ndryshim.

Kryetarja e LDG, Alta Haluci ka ftuar të gjithë nënat dhe vajzat në Vlorë që të votojnë Partinë Demokratike për të bërë ndryshimin në vend.

PD ka programin më të mirë dhe se 25 prill Shqipëria do të fitojë.

“Ftesa ime është për të gjitha nënat dhe motrat, bashkohuni me ne, bashkohuni në 25 prill, për të bërë ndryshimin e madh, për Shqipërinë drejt Evropës, për Vlorën drejt Evropës, me kryeministër Lulzim Bashën.”

Kandidatët Arbi Agalliu, Nada Daullja, Nada Meçorapaj kanë përshëndetur zonjat e pranishme dhe i kanë falenderuar për angazhimin e tyre në fushatën e 25 prillit. Kryetarja e parë e LDG, Vilhelme Vranari, ka evokuar rolin e zonjave vlonjate në proceset demokratike.

Barie Isufi ka përshëndetur të pranishmit, duke i falënderuar për qëndresën e tyre këto 8 vite të keqqeverisjes. Në përshëndetjen time falenderova për atmosferën e mrekullueshme, qytetare e pozitiviste që i dhanë fushatës dhe qëndresës sonë zonjat vlonjate.  I garantova se programi ynë ka në qendër familjen, shoqërinë, Shqipërinë, ka zonjat shqiptare, model dhe garanci për fitoren. Me shpresën, bindjen dhe besimin në fitoren në 25 prill zonjat vlonjate votojnë ndryshimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME