Categories Lajme

“U zura me njërin në klubin e natës dhe…”, ndjekje si në filma në Vlorë, i maskuar dhe duke lëvizur me “Porsche” pa targa, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale gjatë orëve t natës. Mësohet se Shqiponjat e qytetit bregdetar kanë ndjekur një 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.

Mësohet se 42-vjeçari i identifikuar si Hasan Hasanaj, banues në lagjen Partizani Vlorë u arrestua rreth orës 01:50.

Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip “Porsche” ngjyre blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit të Shqiponjave për të ndaluar, por u largua me shpejtësi drejt lagjes “Isa Boletini”.

42-vjeçari  ishte i maskuar, ndalimi dhe prangosja e tij u bë në  një e rruge dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje.

Në momentin e prangosjes 42-vjeçari tha se ishte konfliktuar në një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit, ndërkohë gjatë teestit të kryer nga qarkullimi rrugor Hasanaj rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Ndër të tjera Policia konstatoi 42-vjeçari kishte hematoma në fytyrë. 42-vjeçari u  shoqërua për ndihmë  në spitalin rajonal Vlorë  ku dhe u shtrua për  analiza të mëtejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME