Categories Lajme

Udhëtimi i fundit i 23-vjeçarit shqiptar me shokët, tragjedia që i mori jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali të premten. Luka Cifci, një 23-vjeçar, i lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

I riu udhëtonte së bashku me 3 shokë të tij. Makina e cila drejtohej jo nga ai doli nga rruga në një rrethrrotullim dhe u përplas me barrierat anësore. Por përplasja ishte shumë e fuqishme për 23-vjeçarin saqë trupi i tij ka dalë nga makina pasi u thyen xhamat.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, rruga ku ndodhi ngjarja, pra aksi që lidh Perugia-n me Citta della Pieve është një rrugë problematike pasi ndodhin shumë aksidente.

Udhëtimi i fundit i 23-vjeçarit shqiptar me shokët, tragjedia që i mori jetën

Tashmë autoritetet po punojnë për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën po udhëtonin djemtë. Tre shokët që ishin me Cifcin u plagosën lehtë. Prokuroria ka nisur po ashtu hetimet për të zbuluar nëse  shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit.

I riu shqiptar punonte si kuzhinier në një restorant, por ditët e fundit ishte mbyllur për shkak të festave. 23-vjeçari lindi në Athinë të Greqisë, por prej 10 vitesh banonte në Castiglione del Lago.

Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet për ndarjen nga jeta të 23-vjeçarit. Luka Cifci njihej dhe respektohej shumë në zonën ku punonte si kuzhinier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME