Një zonjë nga Nigeria nuk mund ta fshihte zhgënjimin e saj. Ajo udhëtoi në një distancë pesë-orëshe për të takuar të dashurin e saj që kishte takuar në internet, duke kuptuar se po bisedonte me një 12-vjeçar, transmeton lajmi.net. Zonja e kishte takuar ‘dashnorin’ e saj në internet. Të dy shkëmbyen numrat dhe filluan të bisedojnë në WhatsApp.
Ajo u besoi fjalëve simpatike të vogëlushit. Madje, nuk mund të besonte se sa pjekur shkruante fëmija. Zonja nigeriane besonte se pasi të duronte udhëtimin e gjatë 5 orë nga Calabar në Enugu ajo do të kalonte kohë cilësore me njeriun e ëndrrave të saj.Takimi në internet ka qenë një normë me rritjen e tanishme të njerëzve që kanë qasje në internet.
