Categories Lajme

Udhëtoni për në Itali?: Dy kërkesa për ata që vijnë nga Shqipëria

Tirana International Airport ka informuar qytetarët shqiptarë se Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil ka dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëri. Kërkesa e parë ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Kurse kërkesa tjetër ka të bëjë më formularin e vetdeklarimit. Italia kërkon që pasagjerët të jenë të pajisur me këtë formular dhe të kenë dy kopje, një për ta dorëzuar në momentin e check-in (pranimit të biletës) dhe tjetra të dorëzohet në Itali në destinacionin e mbërritjes.

Por ndërkohë, deri më 7 shtator Italia mbetet e mbyllur për Shqipërinë dhe do të lejohen të hyjnë vetëm italianët dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Itali. ndërkohë ata që rezultojnë pozitivë duhet të karantinohen për 14 ditë në destinacionin e mbërritjes.

NJOFTIMI NGA TIA Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit. Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.  Udhëtimet mbeten ende të kufizuara. Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm:http://wwww.tirana-airport.com/…/15984515615144FORMAL_STATEM… Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME