Categories Lajme

Ujdia energjetike Itali-Shqipëri, zbardhen detajet: Kabllo nënujore nga Vlora në Puglia

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin ndërtimin e një lidhjeje nënujore për transportin e energjisë elektrike, të prodhuar në Shqipëri me panele diellore fotovoltaike, eolike dhe hibride e të transportuar përtej detit Adriatik, ka pushtuar shtypin e vendit fqinj

“Ne besojmë me forcë në këtë projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorin privat dhe operatorët e rrjetit,” citohet të ketë thënë shefja e ekzekutivit italian teksa njoftonte ujdinë gjatë punimeve të samitit Botëror të Energjisë së të ardhmes, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Emiratëve, sheikun Mohammed bin Zayed.

Mediat italiane japin disa detaje nga marrëveshja, e cila sipas tyre, parashikon prodhimin e energjisë në Shqipëri, dhe dërgimin më pas në Itali përmes kabllove nënujore nëpërmjet operatorit italian Terna dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME