Categories Lajme

Ujësjellës-Kanalizimet pa para/ Zbardhet dokumenti i Qeverisë: Tarifa e ujit të rritet me 75%

Ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve që mbështeten prej vitesh nga buxheti i shtetit për shkak të performancës së tyre negative financiare parashikohet që në vitet e ardhshme bashkë me masat e mirëmenaxhimin të aplikojnë edhe tarifa më të shtrenjta ndaj konsumatorëve. Një strategji kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030 e nxjerrë nga qeveria për konsultim argumenton se shumica e ndërmarrjeve nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre ndërkohë që kjo mund të përmirësohet me rishikimin e çmimit të ujit. Sipas strategjisë përballueshmëria për një rritje të tarifave mbetet ende e lartë çka do të thotë që se ende hapësirë për t’i rritur. Për këtë si referencë shërben një studim i vitit 2015 ku thuhet se fatura e ujit zë mesatarisht 2.2  për qind të shpenzimeve në një familje shqiptare nga 5 që është tavani i vendosur.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto;  politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta”, thuhet në dokument.

Strategjia parashikon një rritje prej 75% të tarifës së ujit nga viti 2019 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK. “Sidoqoftë, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun e përballueshmërisë (vija e kuqe) gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta (vija e zezë). Për më tepër, tarifa mesatare (vija blu) mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, pa shkaktuar probleme të përballueshmërisë. Kështu që, tarifat mund të bëhen një burim financimi i rëndësishëm për sektorin në të ardhmen dhe të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit UK”, vlerëson dokumenti i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME