Categories Lajme

Ujmani do të quhet “Trump”?! Vjen reagimi i fortë nga Gjermania: Mos është shaka e 1 prillit?

Liqeni i Ujmanit mund të quhet liqeni “Trump”. I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se palët janë dakord, por zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk e mbështesin këtë ide.

Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trumpit, që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Është gjë sot 1 prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohjeje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trumpit”, shkruan evrodeputetja gjermane.

I dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se emërtimi i liqenit ka qenë një çështje serioze e diskutimeve midis dy vendeve.

“Si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në rajon. Andaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: liqeni “Trump”, shkruan Grenelli.

Kurse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka “përgënjeshtruar” Grenellin duke zbuluar se në fakt nuk ka qenë një dakordësi midis Kosovës dhe Serbisë por një propozimi i tij.

“Kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet liqeni i presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, shprehet Hoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME