Categories Lajme

Ukraina kërkon luftarë të huaj, Zelensky: Prova kryesore e mbështetje tuaj për vendin tonë

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën. Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

Kievi thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës. Teksa ukrainasit janë zgjuar në ditën e katërt të luftës, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i ka kërkuar botës të rrisë mbështetjen për Ukrainën.

Ai ka thënë se “72 orët e rezistencës” i kanë dëshmuar botës se mund të zmbrapset agresioni rus.

Të paktën 240 civilë janë plagosur dhe 64 janë vrarë prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Megjithatë, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), ka paralajmëruar se shifrat mund të rriten në ditët në vijim.

Qindra mijëra persona janë pa rrymë dhe ujë, derisa më shumë se 160,000 tjerë janë zhvendosur brenda shtetit. Rreth 116,000 persona janë detyruar të largohen jashtë Ukrainës. Qeveria ukrainase ka vlerësuar se në skenarin më të keq pesë milionë persona mund të ikin nga ky shtet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME