Angelina Statyeva ka zgjedhur ‘Lule lule’ për të konkurruar në “The Voice of Greece”. Ukrainasja Angelina Statyeve ka habitur të gjithë me përzgjedhjen e këngës në audicionet e ‘The Voice of Greece’ ku ajo u paraqit me këngë shqiptare.
Këngëtarja e cilat po konkurron në ‘Blind audition’ ka zgjedhur që me këngën ‘Lule lule’ të bëj për vete jurinë, për çka edhe ja doli. Me një zë brilant ajo mahniti me jurinë e “The Voice”. Gjithë juria preku butonin dhe u kthye për Angelinën.