Trupi i një studenteje, gjysmë të zhveshur, është gjendur i futur në një valixhe në Ukrainë.
19-vjeçarja ishte vrarë dhe më pas ishte hedhur në një kosh mbeturinash siç ishte në valixhe, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për vrasje.
Daria Bilous u gjet nga banorët e zonës brenda në valixheje ndërkohë që veshur mbante vetëm reçipetat dhe pantallonat.
Dëshmitarët kanë deklaruar për policinë se kanë parë 5 burra duke mbajtur valixhen me trupin e studentes brenda, përpara se të zhdukeshin.
Testet mjeko-ligjore tregojnë se studentja, e cila ishte duke ndjekur një kolegj profesional në qytetin Dnipro, vdiq nga mbytja.
Ajo gjithashtu kishte pësuar një goditje të fortë me një mjet të mprehtë në qafë.
Një banor tha:
”Një fqinj nga blloku jonë i apartamenteve tha se në orën 10 të mëngjesit pa pesë burra që po ecnin në oborr dhe hodhën një valixhe në një kazan plehrash. Më pas një i pastrehë shkoi të shihte se çfarë kishte brenda valixhes dhe zbuloi trupin e vajzës.”
Më pas ata thirrën policinë që është duke hetuar rastin e rëndë.