Categories Lajme

Ulen rradhët e pritjes për koronarografinë, Manastirliu: 1 mln dollarë investim për kardiokirugjinë tek ‘Shefqet Ndroqi’

“Vendosja e sistemit elektronik të rezervimit dhe investimet për shtrirjen e shërbimit të koronarografisë edhe në spitalet “Shefqet Ndroqi”, Fier dhe Shkodër, pas QSUT-së, ka ulur sot që flasim rradhët e pritjes me 2 javë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e reanimacionit të ri të Kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku deklaroi se do të hapet shërbimi i ri i kardiokirurgjisë.

“Po investojmë 1 milion dollarë për të hapur shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Me këtë investim hapim për herë të parë këtë shërbim pas QSUT-së edhe në këtë spital universitar, që do të mundësojë uljen e rradhëve të pritjes edhe për ndërhyrjet kardiokirurgjikale, sikurse ka ndodhur për paketat e kardiologjisë që aktualisht ofrohen në këtë spital”, tha Manastirliu.

Shërbimi i koronarografisë dhe paketat e tjera të kardiologjisë i kanë mundësuar 1069 pacientëve vetëm gjatë këtij viti ta marrin shërbimin në kohë dhe me cilësi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi, janë ofruar falas 5900 intervente të angiografisë dhe angioplastikës në katër qendrat e Hemodinamikës në vend si dhe në spitalet jopublike me financim nga shteti.

“Investimet e qeverisë për hapjen e qendrave të reja të Hemodinamikës, në Fier për rajonin e jugut dhe në Shkodër për rajonin e veriut si dhe funksionimi me kapacitet të plotë i qendrave të Hemodinamikës në Tiranë, ka mundësuar uljen e kohës së pritjes për këtë shërbim në 2 javë, që është një kohë tejet optimale”, tha Manastirliu.

Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” po investohet jo vetëm për ndërtimin e reanimacionit të kardiokirurgjisë, i cili brenda 3 mujorit të vitit të ardhshëm do të pajiset edhe me aparatura të teknologjisë së lartë, por vijojnë investimet edhe për rikonstruksionin e laboratorit mikrobiologjik të tuberkulozit, një investim në infrastrukturë prej 6.6 milion lekë nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu është drejt përfundimit investimi për sistemin e ri të kondiciomit dhe aspirimit, aq të domosdoshëm për një trajtim optimal e të sigurt për pacientët dhe  personelin mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME