CNN ka publikuar momente të frikshme nga brenda avionit ku ishte duke udhëtuar lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili dyshohet se u helmua përmes një lënde të paidentifikuar në çaj. Në video dëgjohet momenti kur Navalny ndjehet keq dhe kërkon ndihmë, ndërsa nuk i kursen edhe ulërimat.Ngjarja ka shqetësuar të gjithë udhëtarët e tjerë. Pas problemeve të Navalnyt,
piloti i avionit të nisur për në Moskë u ul në Omsk duke njoftuar mjekët. Po ashtu, në video duket momenti kur trupi i tij nxirret nga avioni dhe transportohet në autoambulancë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sëfundmi, ai ka mbërritur në Berlin për mjekim më të specializuar pasi u mbajt disa ditë në Omsk. BBC raportoi se avioni që transportonte Alexei Navalny-n u ul pak më parë në Berlin. Navalny u ndje keq mënjeherë pasi piu një çaj në aeroportin e Tomskut në Siberi teksa ishte duke i nisur për në Moskë.
