Categories Lajme

Ulet për herë të parë avioni në Aeroportin e Kukësit

Të premten e 9 korrikut është ulur për herë të parë avioni i linjës nga Zyhriu në Aeroportin e ri ndërkombëtar “Zayed-Flatrat e Veriut’’ në Kukës. Bëhet me dije se në avion udhëtonin 67 pasagjerë. Më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi nisjen e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit. Më tej ai sqaroi  shkruan se do të zbresë në tokën e Kukësit, avioni me udhëtarë të linjës ‘Helvetic Airlines’.

Zyrtarisht u hap porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale. Sipas njoftimit në faqen zyrtare, fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, Illyrian Eagle.

Gjatë inaugurimit, të fluturimit të parë ndërkombëtar, në Kukës do të organizohet një ceremoni mirëseardhjeje dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. Premtimi i 17 qershorit “Më 17 qershor, Aeroporti i Kukësit, do të jetë ‘aeroport i hapur ndërkombëtar”. Kështu njoftoi mbrëmjen e 19 prillit kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, ai shpjegoi dhe arsyen pse nuk kanë filluar fluturimet ndërkombëtare në këtë aeroport.

“Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Fillimisht ndërtohet si aeroport operacional, për udhëtime të brendshme. Pastaj ka një periudhë kohore, minimumi 50-60 ditë, që aeroporti të lidhë marrëveshje me kompanitë”, deklaroi Rama. Në vijim, kryeministri bëri me dije se “janë disa kompani të interesuara, të cilat do të lidhin marrëveshje me Aeroportin e Kukësit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME