Categories Lajme

Ulqin/ Pesë bashki dhe 25 organizata ide inovative për reduktimin e mbetjeve plastike

GIZ, (bashkëpunimi gjerman) mblodhi në Ulqin këto ditë, përfaqësues nga pesë bashki dhe 25 organizata mjedisore nga tre vende të Ballkanit për promovimin e ideve inovative me fokus pakësimin e mbetjeve plastike që përfundojnë në det.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe specialistë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Eventi mjedisor përfshiu tri shtylla kryesore diskutimi: Prezantimin e situatave mjedisore për mbetjet plastike nga Bashkitë Lezhë, Finiq, Ulqin, Trebinjë dhe Neum; Nënshkrimin e “Marreveshjes së Ulqinit”, (që fokusohet në politikat dhe aksionet rajonale për pakësimin e mbetjeve plastike); prezantimin e ideve inovative të OJF mjedisore si dhe përzgjedhjen e pesë ideve më të mira për t’u finacnuar.

Deklarata e Ulqinit u firmos nga titullarët e njësive të qeverisjes vendore, përkatësisht nga  Loro Nrekic për bashkinë Ulqin, Kristo Kico për bashkinë Finiq, Ermal Paci nënkryetari i bashkise Lezhë, Mihaela Koncul për bashkinë Trebinje dhe Daniela Kriste për bashkinë Neum.

Drejtori i GIZ për këtë projekt, Herman Plumm pas aktivitetit dy ditor duke iu referuar  Deklarates së Ulqinit , tha se “dobia e takimit rajonal lidhet me rëndësinë e përgatitjeve të përbashkëta të cilat synojnë gjatë dy viteve në vijim me parandalimin e mbetjeve plastike, rritjen e ndërgjegjesimit të banorëve dhe bizneseve me fokus mbetjet plastike detrare.”

Sipas kryetarit të bashkisë Finiq Kristo Kico, “GIZ po na mbështet konkretisht me mjete për menaxhimin e mbetjeve dhe do të vazhdojë kontributet edhe për dy vitet në vazhdim. Me mbështetjen e GIZ -tha Kiço,- Agjencia Joniane për Mbrojtjen e Mjedisit të Integruar (AJMMI) u përzgjodh për projekt idenë mbi parandalimin në bashkinë e Finiqit të ndotjeve mjedisore nga plastika të cilat përfundojnë në det”.

Ne takimin e Ulqinit u sollën ide, eksperienca dhe u adresuan nisma nga bashkitë dhe organizatat pjesëmarrëse.

Deklarata e Ulqinit  dhe takimi rajonal me fokus mbetjet plastike, është eventi i parë rajonal i këtij lloji që organizohet në qytetin turistik dhe bregdetar të Ulqinit nga GIZ në kuadrin e përgatitjeve të shteteve të këtij rajoni për integrimet drejt BE-së. /e.xh/ /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME