Categories Lajme

“Unaza e Re”/ Përplasja për garancinë e DH Albania, “beteja” e kompanive të sigurimit zhvendoset tek Apeli

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës mbetet një strumbullar “problematikash” me protesta që e kundërshtojnë zbatimin, procedura prokurimi të tej zgjatura e anuluara, kompani offshore dhe çështje nëpër gjykata.

Më e fundit është çështja e regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit ku kompanitë e sigurimit kanë kundërshtuar vendimin dhënë nga shkalla e parë ku Autoritetit Rrugor Shqiptar i është dhënë e drejta për marrjen e garancisë nga të parat.

Konkretisht çështja e regjistruar në formën e tij origjinale ku paditës është ARRSH dhe të paditura shoqëritë Sigal Uniqa Group dhe Shoqëria Sigma Interalbanian-Vienna Insurance Group sh.a ka në objekt “përmbushje detyrimi me pagimin e shumës së siguruar nga Bashkimi i Operatoreve Teknik Biba X shpk & DH Albania shpk-degë e shoqërisë së huaj si kontraktor në zbatim të kontratës me nr.7732/5 date 02.11.2018 për objektin Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth rrotullimi Shqiponja, Loti 1.

Historia me projektin e Unazës nisi në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar kur në media u bë publik fakti që një nga kompanitë që fitoi tenderin për ndërtimin e lotit të parë në Unazën e re kishte paraqitur dokumente të falsifikuara.

Kompania DH Albania e cila fitoi procedurën e prokurimit si bashkim operatorësh rezultonte e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas prishjes së kontratës përfaqësues të autoriteteve shqiptare thanë se kompanisë do t’i sekuestrohej 10 për qind e vlerës së procedurës së prokurimit e lënë si garanci
Kjo çoi në një betejë ligjore teksa në konfliktin e krijuar mes kompanisë dhe ARRSH u gjendën edhe kompanitë e sigurimit të cilat kundërshtuan që të paguanin garancinë.

E ndërsa situata u komplikua nëpër gjykata qeveria vijoi me planet e saj të Unazës duke e hapur sërish garën por pavarësisht interesit në garën e dytë nuk u pranua asnjë ofertë. ARRSH e rihapi sërish për të tretën herë procedurën ku morën pjesë të paktën shtatë kompani që edhe në këtë rast zvarritja ankimimet në disa instanca ishin të pranishme.

Paralelisht me garën për qeveria ndryshoi edhe projektin duke kaluar nga rreth rrotullimi tek nënkalimi si një zgjidhje që u argumentua ndaj protestave të banoreve tek Unaza.

Por këta të fundit vijojnë të protestojnë akoma dhe sot duke kundërshtuar fort projektin dhe duke theksuar se prishja e banesave të tyre po bëhet për përfitim të një biznesi që po ndërton pallate.

/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME