Categories Lajme

‘Unë dua të bredh sa andej këtej’, i moshuari në Korçë që lëviz me muzikë puth Edi Ramën: Është bërë

Të moshuarit sot në Korçë mbushën rrugët dhe parqet e qytetit, duke shfrytëzuar leje daljen e vendosur nga autoritetet. Një çift të moshuarish shprehen: “Më duket shumë mirë fasha orarit, Korça po e kalon shumë mirë këtë situatë. Kemi një muaj e gjysmë brenda. E dëgjuam lajmin dhe sot dolëm. Fëmijët i kemi të ndarë nga ne e mezi po presim ti takojmë. Na mungojnë përqafimet.”

Një pensionist thotë se kjo leje nuk i mjafton, pasi kur qëndron në shtëpi vetja i duket si i vdekur: “Kam dalë dhe do rrijë derisa të shkojë ora 11, pastaj do iki në shtëpi. Pa njeri jam, por do rri brenda. Gruaja më ka vdekur. Të rrish vetëm është vdekje, më mirë të kisha vdekur. Fëmijët i kam jashtë dhe flas vetëm me telefon. Mua këto masat s’më duken gjë fare, në këtë moshë që jam unë tani të futem brenda? Unë dua të marr ajër të pastër. Unë dua të jem i lirë të bredh sa andej këtej, në katër anët. Ç’është kjo, vajto ora dhe shko brenda. Më duket shtëpia si burg.”

Një e moshuar thotë: “Kam dalë për shëtitje. Kjo është hera e parë fare që po dal. Një muaj e gjysmë pa dalë. Plasa thash dhe po dal njëherë të marr ajër. E mjaftueshme është për ne, dy orë tre orë, boll i kemi. E kam për të mirë tonë, për shëndetin tonë. Nuk takoj njeri. Për masat edhe më të forta të ishin. Nga qe i kemi respektuar masat prandaj kemi edhe kaq pak raste.”

Një i moshuar që lëvizte me muzikë me vete deklaron: “Unë e kam në gjak muzikën. E kam patur me kohë dhe jo sot. Bravo i qoftë Edi Ramës, se diti të manovrojë në shkallë botërore për sëmundjen më të rrezikshme. Po bëhet jo kryeministër po edhe polic. Ky është popull injorant. Masat i kam respektuar për kokën e djemve. Mua mu zënë këmbët, por e kam frikë dhe ndejta brenda një muaj e gjysmë. Muzika më mban gjallë, e kam qef.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 13 Prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ivanka Trump rikthehet në Shqipëri, sot takim me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispoli dhe fshatrat përreth hapën dyert për vëllezërit çamë

Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME