Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti nuk mund të kthehet në shtëpi por ka mbetur rrugëve të fshatit Thanë në Lushnje. Ai thotë se gruaja e largoi nga shtëpia pasi vjehrri nuk e donte dhe bindi vajzën e tij të merrte urdhër mbrojtjeje për dhunë.

Së fundmi edhe Mani Sula është pajisur me urdhër mbrojtjeje pasi pretendon se është dhunuar nga ish-bashkëshortja dhe djemtë e tij 15 dhe 17 vjeç. Maniu thotë se fëmijët nuk e kanë mbështetur pasi e ëma u ka thënë se ai nuk është babai i tyre i vërtetë.

Në fakt këtë dyshim e ka dhe Maniu, pasi për 12 vjet nuk bëri dot fëmijë me gruan. Dyshimi i tij kryesor është se djemtë nuk janë të tijtë sepse në martesën e tyre 30-vjeçare fëmijët erdhën pas 12 vjetësh, ndërkohë që mjeku i kishte thënë se ishte steril.

Mani Sula: Nja dy herë ai çuni i madh më tha “hajde në shtëpi”, por nuk donte as vëllai i vogël, as gjyshi i tyre, as e ëma, bashkëshortja ime.

Gazetarja: Po fëmijët pse nuk donin?

Mani Sula: Nuk donin se i tha bashkëshortja që nuk është babai yt. Unë i rrita ata. Sikur edhe te Shtëpia e Fëmijës t’i kisha marrë, do më donin.

Gazetarja: Ju mendoni se ata nuk janë fëmijët tuaj?

Mani Sula: Nuk janë fëmijët e mi. Po të ishin të mitë, do më donin. Unë kam ndenjur 12 vjet pa fëmijë. Pas 12 vjetësh ra shtatzënë gruaja se unë kam bërë analizat te një doktor atje, më ka thënë mua që nuk je i saktë.

Gazetarja: Që nuk bën dot fëmijë?

Mani Sula: Po, që nuk bën dot fëmijë.

Gazetarja: Dhe pastaj papritur, bashkëshortja ngeli shtatzënë apo jo?

Mani Sula: Po, papritur ngeli shtatzënë. Unë s’i thashë gjë. I rrita, i desha, i mbaja unë ata.

Ish-bashkëshortja Shpresa, mohoi çdo pretendim të zotërisë, ndërsa tha se i shoqi e akuzonte për moral kur ajo punonte në pastrimin e shtëpive.

Gazetarja: Cila ka qenë arsyeja e ndarjes tuaj?

Gruaja: Arsyeja ka qenë nga xhelozia. Më ka bërë mua k*rvë burri im! Unë ikja punoja nëpër të tjerët (pastrim shtëpie), ai më ka bërë mua k*rvë. Ka therur qenin…Nuk më theri dot mua atë natë, por theri qenin. Dhe mua do më therte, po nga ai çun e kam jetën.

Gazetarja: Dhe ai pretendon, se ju keni dashur ta dhunoni, bashkë me fëmijët.

Gruaja: Jo, nuk është e vërtetë, motër. Ai ka 7 muaj, që nuk vjen në shtëpi. Ka ikur vetë nga shtëpia, s’e kam përzënë unë. E ka përzënë gjykata nga shtëpia, më erdhi mua natën, do më vriste me kosore.

Gazetarja: Djali pse i flet me atë lloj gjuhe babait, cila është arsyeja?

Gruaja: Çfarë po i thotë djali, çfarë po i thotë motër? Asnjë lloj gjëje nuk po i thotë.

Gazetarja: Ai ka një video që ju i prisni çizmet…

Gruaja: Ku e ka videon ai? Paska video ai! I paskam prerë unë çizmet. Më vishte mua atletet e mia, atletet e fëmijëve. Pse vesh ai rrobat e mia, pantallonat e mia, atletet e mia? I kam për vete unë. Unë kam ndenjur 12 vite pa fëmijë.

Gazetarja: Pse keni qëndruar 12 vjet pa fëmijë nëse mund t’ju pyes?

Gruaja: Kemi pasur probleme të dy. U vizituam, u kontrolluam të dy, bëra fëmijë.

Gazetarja: Po djemtë i keni çuar në shkollë

Gruaja: Për çfarë do vejë djali në shkollë? Rri mbrapa nënës se rri i ati me thika. Në çdo vend, që vete unë, me fëmijët e mi vete.

Gazetarja: Po atë ditë që ishit në Berat, pse nuk ishin fëmijët tuaj?

Gruaja: Kisha plakun me vete, babanë.

Gazetarja: Po edhe babai aty ishte.

Gruaja: E kisha me vete unë  babanë.

Gazetarja: Po kush ishte ai burri që ishte në shtëpi?

Gruaja: Kush burrë me, ka qenë në shtëpi?

Për sa i përket banesës, zonja thotë se është shtëpia e saj dhe e burrit, por Maniu pretendon se është banesa e motrës së tij. Në kadastër trualli mbi të cilin është ndërtuar kjo shtëpi, është në emër të nënës së zotërisë ndërsa për shtëpinë nuk janë kryer veprime.

Jorjeta Sinjari, specialiste e Shërbimit Social në bashkinë Lushnje, thotë se është në dijeni të rastit. Sipas saj, bashkia Lushnje ofron bonusin e strehimit që do të thotë se Mani Sula do të gjejë shtëpinë dhe do të paguhet nga bashkia derisa të zgjidhet situata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME