Categories Showbiz

‘Unë nuk mund të bëj fëmijë’, aktorja e serialeve turke bën deklaratën

Aktorja shumë e njohur në Turqi prej serialeve në të cilat ka luajtur, Larissa Gacemer ka deklaruar se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt. Larissa tregoi në një video të postuar në Instagram se është prekur nga komentet e fansave që e pyesin vazhdimisht pse nuk bën një fëmijë me bashkëshortin e saj.

Aktorja 31-vjeçare e cila është me origjinë braziliane, por jeton në Stamboll, tha se ajo dhe bashkëshorti e kanë provuar prej vitesh, por nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”, u shpreh aktorja. Larissa Gacemer ka luajtur në serialin turk “Krem” dhe në filmat “Görümce” dhe “Yıldızlar da Kayar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME