Categories Lajme

Uniformat nga 2 mijë euro, ankimohet tenderi 6.6 milionë euro i Policisë së Burgjeve

Punonjësit e policisë së burgjeve do të vishen me uniforma dhe këpucë të reja, që do të kushtojnë rreth 2000 euro për individ. Tenderi me vlerë 6.6 mln euro po shqyrtohet në komisionin e ankesave, pasi kompanitë që hynë në garë kanë ngritur pretendime në muajin  nëntor.

Drejtoria e Burgjeve planifikon t’i veshë punonjësit e saj me uniforma dhe këpucë të reja. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion një fond me vlerë  6.6 milionë euro, ku 5.4 mln do të kushtojnë rrobat dhe 1.2 mln këpucët. Por, sa është kostoja për një efektiv? Policia e Burgjeve numëron rreth 3600 efektivë, çka do të thotë se për veshjen e një gardiani do të shpenzohen 2000 euro.

Në fakt, tenderi i mbyllur në javën e dytë të dhjetorit, nuk e ka një firmë fituese, pasi për një muaj që qëndroi i hapur dolën ankesa nga 2 kompani fasone që hynë në garë.

Një prej firmave fasone ka qenë e paqartë me kushtet e vendosura për materialet që do të prodhohen uniformat dhe kohën e pamjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar mostrat.

Ndërkohë, firma e dytë ka kërkuar ndryshim të kritereve për të hyrë në garë.

Tashmë sipas rregullores, Komisioni i prokurimeve do të shqyrtojë ankesat dhe nëse do të shpallen të arsyeshme, gara rihapet me kushte të ndryshuara.

Në gusht 2022, Këshilli i Ministrave vendosi që Policia e burgjeve të pajisej me uniforma të reja të standartizuara, gati një dekadë pasi kishte uniformat aktuale.

Uniformat e reja do të jenë të ndryshme sipas stinëve, ndërsa të reja do të jenë edhe gradat, stemat dhe simbolet e punonjësve të policisë.

Lajmin për uniformat e reja të 3559 punonjësve të Policisë së Burgjeve e kishte bërë publik ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në janar 2021, duke sjellë foto nga uniformat e reja të Policisë së Burgjeve.

Uniformat nga 2 mijë euro, ankimohet tenderi 6.6 milionë euro i

“Për herë të parë gjatë këtij mandati dhe pas një dekade, arritëm të pajisim me uniformë 3559 punonjës policie me qëllim, trajtimin me dinjitet të tyre”, shprehej Gjonaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME