Categories Lajme

Unioni Europian i Kontrollorëve të Trafikut Ajror: Lirojini menjëherë kolegët tanë!

Unioni Europian i Kontrollorëve të Trafikut Ajror (ATCEUC), ka reaguar sërish këtë të enjte lidhur me kontrollorët e Rinasit, duke kërkuar lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të tre kontrollorëve që u ndaluan me urdhër nga Prokuroria.

Në një deklaratë në uebsajtin zyrtar, thuhet se ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria.

ATCEUC thotë se është e papranueshme që një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE të pushohen nga puna dhe në fund të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose sepse shprehin shqetësimet e tyre publikisht kur punëdhënësi nuk pranoi të dëgjonte ose të mbronte ata, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.

Deklarata e plotë ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria.Kontrolluesit e Trafikut Ajror të cilët të enjten e kaluar u takuan me Presidentin e vendit të tyre për të shprehur frikën dhe shqetësimet në lidhje me trajtimin e tyre nga punëdhënësit në Albcontrol janë pushuar nga puna dhe pastaj u arrestuan.

Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE është i papranueshëm që punonjësit e sektorit thelbësor, të rëndësishëm për sigurinë mund të pushohen nga puna dhe në fund të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose sepse shprehin shqetësimet e tyre publikisht kur punëdhënësi nuk pranoi të dëgjonte ose të mbronte ata, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.

Albcontrol ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve të saj deri në 70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësojnë punëtorët e saj.

Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshje kolektive të përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë, një pozicion i cili ka vendosur punonjësit e saj nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë në mes të një krize globale.

Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për një të ardhme të ndritur të re si anëtare e BE kur reagimi i saj ndaj punonjësve që ndjekin të drejtat e tyre themelore për të vepruar në një mënyrë të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ishte varrosur, dhe i arreston ata që i kundërshtojnë ato?

Kjo është edhe më shqetësuese, kur Kontrolluesit NUK veprojnë politikisht por kryejnë detyrat e tyre sipas rregulloreve kombëtare dhe evropiane.

Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm Rregullatorin Evropian por edhe Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra të të kaluarës dhe të respektoje plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë e saj ndaj sigurise se aviacionit e bashkësive më të gjera evropiane (d.m.th. Këshilli i Europe, E.C.A.C.) në të cilën ata janë anëtarë.

ATCEUC kërkon që çdo institucion i BE-së që ka marrëdhënie me Shqipërinë të përdorë ndikimin që ka për të ndihmuar Shqipërinë të shohë arrestimin e qytetarëve të saj që kerkojne thjesht përmbushjen e detyrave dhe të drejtave të tyre sipas Ligjit Kombëtar dhe Evropian, që të hyjnë në një dialog kuptimplotë dhe konstruktiv me ta
të shihet si një shenjë se nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt anetaresimit te plote ne BE.

ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësisht e trishtuar nga ky zhvillim dhe e shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që Autoritetet shqiptare të lirojnë menjëherë kolegët tanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME