Categories Lajme

Universiteti i Durrësit pezullon mësimin nga data 2 deri në 6 dhjetor

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit ka vendosur të pezullojë mësimin nga datat 2 deri në 6 dhjetor. Sipas tyre këtë vendim, e kanë marrë për shkak të kushteve të vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve. Gjithashtu thekson se janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Rikujtojmë se si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, në Durrës janë shënuar 16 viktima, 23 viktima në Krujë dhe një në Lezhë. Ndërkohë që kanë mbetur mbi 700 të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

Njoftimi: Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht. Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale. Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME