Categories Lajme

Urdhër mbrojtje nga gjykata për 28-vjeçaren që u dhunua dhe u mor peng i dashuri

Gjykata e Tiranës i jep urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli.

Në vendimin qe News 24 thotë se disponon urdhërohet i dyshuari që të mos i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra. Ndërsa nuk duhet të afrohet pranë banesës së saj apo vendit të punës. Në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, avokati Enea Cenko tha se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës Gjermane në Tiranës, për shkak se e dhunuara ka pasaportë gjermane.

Gleart Gusholli aktualisht po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, dhunës në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike. 28-vjecarja u njoh me Gushollin një vit e gjysmë më parë në një spital në Gjermani ku vajza punonte si infermiere.

Pas një ndarje të përkohshme për shkak të dhunës, e reja la Gjermaninë ku ishte lindur e rritur dhe nisi bashkëjetesën me Gushollin, i cili e dhunoi barbarisht. Ajo tregoi se bashkëjetuesi e ka torturuat në forma të ndryshme dhe për të shpëtuar nga dhuna ka tentuar të vetëvritet. aktualisht vajza e ka lënë Shqipërinë dhe është larguar në Gjermani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME