Categories Lajme

Urdhëri i Ramës: Të gjithë drejtorët e shkollave “nën monitorim”, “disa janë aut”

Qeveria prezantoi buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Arsimit, nderkohe qe ne ceremoni kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një perspektivë të re për Arsimin.

Kreu i qeverise u shpreh se vendi i punës duhet të meritohet dhe jo të fitohet sipas kahut politik.

Rama theksoi se një tjetër problem në arsim janë edhe Drejtoritë e Shkollave, pasi sipas tij ka drejtues që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë, ndërsa sqaroi se duhet bërë një skanim i plotë për ti dhënë vendin atyre që e meritojnë.

“Kemi vendosur një fond për sportin. Kemi futur edukimin fizik i cili ishte hequr fare. Do të shtohen klasat sportive të shkollës, në mënyre që të rinjtë të kenë një alternativë.

Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës, ne kemi bërë shumë për mësuesit, për ti nxjerrë nga vorbulla e pasigurisë për shkak të politizimit, korrupsionit të bakshishit që e bënte profesionin të pasigurt. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit në këtë sistem mund të thuhet që është përqindje e vogël.

Por në raport me të shkuarën nuk kemi bërë shumë për drejtimin e shkollave. Kemi drejtuese shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty. Kemi drejtues shkollash që janë aut…dhe këtu është e qartë për mua, për ministren dhe duhet të jetë e qartë për Drejtorinë që duhet ndërhyrë, në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa ata që nuk e meritojnë.

Nuk ka rëndësi çfarë bindje politike ke , apo nga je…Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës , apo ka një koordinimin nga lart brenda shkollës është e pamundur…

Pika më e fortë e sistemit tonë para universitar janë mësuesit , në radhë të parë mësueset, burrat të më falin. Duke filluar nga mësueset duhet ti japim më shumë motivim,, patjetër që do ti paguajmë çdo vit e më mirë”, tha më tej Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME