Categories Lajme

Ushqim me listë, borxhe prej disa vitesh

Sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë. Ato deklaruan se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës, disponojnë fletoren e listës.

Këtu bëhet fjalë për bukën e përditshme. Njerëzit marrin me listë që nga buka, vaji, detergjentë, makarona, oriz, sheqer e deri tek thesi i miellit. Nevruze Reçi ka një dyqan të vogël në Bathore prej 20 vjetësh. “Vetëm dje dhashë ushqime me vlerë 70 mijë lekë, me listë. Shuma më e madhe që na kanë borxh është 300 mijë lekë. Burrë e grua punojnë në fabrikë. Vijnë e shlyejnë listën e po atë ditë marrin prapë me listë.

Do të duheshin 2 milionë e 800 mijë lekë që të zerohej fletorja. Njerëzit marrin me listë ushqimet bazë, jo luksin”, ka thënë Nevruzi Reçi, pronare dyqani në Bathore. “Unë 100 mijë lekë e kam pensionin. Këtu marr bukë, domate, ndonjë kofshë pule. Mish nuk bëhet fjalë”, ka thënë një qytetar. “Mua nuk po më pranojnë më dyqanet se jam e mbytur me borxhe. Mora bukë e gjizë me listë tani për drekë. Edhe ilaçet i marr me listë”, na thotë një zonjë. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME