Categories Lajme

Ushtarakët në lirim dhe në rezervë, aset i vyer i Forcave të Armatosura

Ushtarakët në lirim dhe në rezervë janë aset i vyer i Forcave të Armatosura. Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit që zhvilloi sot me ushtarakët në lirim dhe në rezervë. “Falenderim e mirënjohje për të gjithë ushtarakët e ish-ushtarakët, që pavarësisht nëse janë ose jo pjesë aktive e FA janë angazhuar me përkushtim e profesionalizëm në çdo sfidë të emergjencave civile”, u shpreh Xhaçka. Ministrja gjithashtu theksoi se kontributi i tyre është i mirëpritur në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e në çdo strukturë të FA-ve. “Në takimin me Grupimin e Ushtarakëve në lirim dhe në rezervë, bashkë me kolegun Damian Gjiknuri theksuam se, kontributi i tyre është i mirëpritur në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e në çdo strukturë të FA, dhe do të vazhdojë të vlerësohet nga qeveria shqiptare për vetë disiplinën dhe përgjegjshmërinë që karakterizon secilin prej tyre”,- tha Xhaçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME