Categories Lajme

Ushtria e Bashar Al Asad mbërrin në qytetin Tel Tamer, në kufi me Turqinë, vdes nga plagët reporteti i dytë kurdo-sirian

Pas marrëveshjes së djeshme me kurdët, ushtria Siriane e Bashar Al Asad ka mbërritur në kufirin me Turqinë, në hyrje të qytetit Tel Tamer, 35 km në jug-lindje të Ras al-Ain, një nga pikat qendrore të sulmit turk ku ndodhet dhe një autostradë e rëndësishme strategjike, e cila lidh lindjen dhe perëndimin e kapur nga forcat turke.

Ushtria e Asad dhe ajo turke janë në garë me kohën për të hyrë dhe marrë qytetin e Kobane, simbol i rezistencës kundër ISIS. Operacioni më i vështirë do të jetë në Hasakah-Qamishlo, ku veprojnë aleatët rebelë të Ankarasë dhe qelizat e ISIS.

Situata kudo është në kaos të plotë, duke patur parasysh dhe rrezikun e shtuar të 10 mijë ish luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë arratisut nga burgjet. Një perspektivë kjo që tmerron popullsinë kurde por edhe pakicën e konsiderueshme të krishterë-sirianë që jeton në të dy qytetet.

Ndërkohë një tjetër gazetar kurdo-sirian vdiq sot pas plagëve të marra gjatë bombardimeve të djeshme turke ndaj kolonës civile në jug të Ras al Ayn. Në sulmin e djeshëm humbën jetën 14 persona, duke përfshirë edhe reporterin e ri kurd Saad Ahmad, dhe një reporter të huaj, detajet personale të të cilit nuk dihen ende.

Mbërritja e trupave të para siriane të Asad për të ndihmuar kurdët në kufirin me Turqinë, nuk e ka bërë Presidentin Erdogan të heqë dorë nga lufta për të marrë qytetin e Kobane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për herë të parë pas marrëveshjes kurde me Damaskun, duke pretenduar se kishte mbështetjen e Moskës për sulmin ndaj qytetit kurd të Kobane.

“Qasja e treguar nga Rusia nuk do të jetë problem në Kobane për sulmin tonë”, – tha presidenti turk ndërsa foli edhe për reagimet evropiane.

“Unë fola dje me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe një ditë më parë me kryeministrin britanik Boris Johnson. Në bisedimet tona kuptova se ka dezinformim serioz. Do të jeni në anën e aleatit tuaj të NATO-s , apo nga ana e terroristëve? Natyrisht që ata nuk mund të më përgjigjen për këtë pyetje retorike “, – tha Erdogan.

Vetëm sot në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë një moratorium për shitjet e armëve në Turqi.  Ndërsa Parisi dhe Berlini i janë bashkuar Hollandës, Finlandës dhe Norvegjis për të ndaluar eksportet, qeveria italiane ka bërë thirrje dhe presion për veprime të koordinuar. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se ‘Në BE janë të panevojshme dhe të padobishme aktet e njëanshme’ dhe se ‘Europa duhet të flasë me një zë dhe institucionalisht’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME