Categories Lajme

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Administratorja e një subjekti është arrestuar pasi ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara.

Policia ka sekuestruar rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.

“Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci”. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitja 53 milion stërlina/ “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë, me të dashurën milionere

Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006,  u realizua grabitja më e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi nënën në Itali, gjendet i mbytur në det i riu shqiptar (Emri)

Është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit shqiptar, Rikardo Merkuri, i cili u hodh në ujërat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

Në shtator 2018, “Air Albania” kreu fluturimin e parë (inaugurues) në linjën Tiranë – Stamboll.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furnizoi Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)

Furnizoi me naftë automjetin dhe nuk kreu pagesën, por u largua me shpejtësi duke rrezikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar…

LEXO ME SHUME