Categories Lajme

Vaji i kanabisit hyn në Shqipëri, në forma të ndryshme ilegale (VIDEO)

Emisioni Top Story ka verifikuar nëse mund të kalohej vaji i kanabisit në tre pika doganore. Sasia e vajit të siguruar në rrugë informale, mundi që të hyjë në Shqipëri duke i shpëtuar kontrolleve doganore edhe pse shumë herë u mbajt në dorë para policisë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe pacientët. Ata që kanë nevojë për vaj kanabisi, e kalojnë në mënyra nga më të ndryshmet në territorin shqiptar, duke kryer një vepër penale.

“Në momentin që ti e blen jashtë shtetit, patjetër që do të kalosh në kufirin e Shqipërisë me lëndën medicinale. Këtu varet nga sasia që do kalosh nëse është e lejueshme apo e palejueshme. Gjithsesi, ligji shqiptar nuk e lejon as dhënien me recetë, pra e fut te substancat psikotrope shumë të rrezikshme dhe e ka të ndaluar, sigurisht që nëse e fut në Shqipëri je në kushtet e një vepre penale”, thotë Ledio Braho, Jurist.

Në Shqipëri pretendohet se nuk përdoren preparate me kanabis, kjo referuar ligjit të Kodit Penal, për barnat narkotikë dhe psikotropë. Është paradoksale, sepse në vendin tonë lejohen medikamente që janë vërtetë të rrezikshme, por jo ato me përmbajtje kanabisi.

“Ne pretendojmë që qytetari shqiptar nuk përdor preparate të kanabisit. Unë nga eksperienca ime e hedh poshtë këtë si përgjigjie. Jo them që qytetarët shqiptarë e përdorin. Origjina, burimi nuk ka qenë Shqipëria, kanë qenë vendet rreth e qark, brenda rajonit tonë ku e kanë të legalizuar përdorimin e tij. Cili ka qenë përfitimi i tij?! Nëse ka qenë për stadet finale të një diagnoze ka lehtësuar rrugëtimin drejt fundit të jetës së një qytetari. Pra ka lehtësuar atë dhimbje që ne deri diku e kemi qetësuar me një morfinë, me një tramadol”, thotë Diana Toma, Kryetare e Urdhërit të Farmacistëve

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore ka një historik të hershëm edhe në Shqipëri. Deri më sot, përdorimet në vendin tonë nuk janë dokumentuar ende, por vijnë si dëshmi të njerëzve të ndryshëm.
“Nënat tona e mbillnin në kopsht për të vënë në gjumë kalamajtë. Barnat mjekësore nga natyra përdoreshin dhe një nga këto barna ishte edhe kanabisi ose hashashi që e përdornin. Ajo e ziente dhe ja jepte fëmijës e qetësonte, e zinte gjumi etj.:”, tregon Agim Binaj, ekonomist.

Shoqëria shqiptare është mes dilemës së madhe nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.

“Jo, për mua jo. Unë kam punuar dhe në polici. Ajo i dhe gishtin të merr dorën. Ne kemi ligj që nuk lejohet dhe po punohet. Që marrim, marrim por nuk gjen shpëtim jo”, “Po e përdorin vetë, mjekësia po e përdor. Nuk është me ligj dhe për mendimin tim jo, por nëse është e arsyeshme le ta legalizojë shteti”, “S’marr vesh nga ato punë çfarë të them! Për mua jo”,
“Të ishte me recetë nga mjeku mirë do të ishte se mjeku e di më mirë se sa duhet të përdoret kur duhet të përdoret”, “Po pse jo derisa është e vërtetuar që ndikon për mirë të pacientët që kanë probleme nga kjo punë pse jo. Të legalizohet”, “Të legalizohet , që më mirë të mos e pinë fshehur më mirë ta legalizojnë. Kam njerëzit e mi që e pinë”, japin opinionin e tyre njerëzit për Top Story.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME