Categories Lajme

Vaji i palmës përmbyt tregun shqiptar: dyfishohet importi

Pas një rënie të importeve të vajit të palmës në tregun shqiptar për vitin 2017,  kur u regjistruan vetëm 712 mijë kilogramë, në vitin 2018 trendi ka ndryshuar sërish.Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se grupi i vajit të palmës dhe fraksioneve të tij është dyfishuar duke prekur nivelin 1.5 milionë kilogramë. Po kështu sipas këtyre shifrave në pesë vitet e fundit nivelin më të lartë të importeve për vajin e palmës e mban viti 2016 me 2.7 milionë kilogramë kurse viti 2015 kishte një import në nivelet 2.4 milionë kilogramë.

Vaji i palmës është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për tregun shqiptar po të kemi parasysh që jo në pak raste janë denoncuar precedentë të përfshirjes së tij në produkte të ndryshme të bulmetit por jo vetëm.

Qëndrimet për vajin e palmës janë të ndara akoma. Përdorimi i gjerë i saj është lidhur me probleme të tilla shëndetësore si tensioni i lartë apo zemra ndërkohë që sot në botë ka nutricionistë që rekomandojnë përdorimin e vajit të palmës më shumë sesa atë të gjalpit. Një studim i fundit i Harvard nënvizon se krahasuar me gjalpin vaji i palmës përmban yndyra më pak të dëmshme. Sigurisht ai mund të përdoret nëse nuk keni një opsion tjetër më të shëndetshëm siç është vaji i ullirit.

Në anën tjetër ka të tjerë nutricionistë që shkojnë edhe më tej në këmbënguljen e tyre duke vënë në pah pasurimin me vitaminën E që ka ky vaj.

Përdorimi i vajit të palmës gjenet gjerësisht në grupe ushqimesh të tilla si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapune apo make up. Vaji nxirret nga fruti ose nga fara brenda frutit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri.

Vaji i palmës prodhohej masivisht në vende të tilla si Afrika por që tashmë plantacionet gjenden në Azi, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut diçka që përkon me rritjen e kërkesës në tregje. Jetëgjatësia e një palme është nga 28 në 30 vjet, pas kësaj lartësia është dukshëm e madhe dhe vendi që zë nuk justifikon prodhimin duke bërë që pema të pritet dhe të zëvendësohet me të reja./MONITOR

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME