Categories Lajme

Vaji i ullirit “Musai” në Vlorë është sot një nga markat lider të prodhimeve shqiptare

Vaji i ullirit “Musai” në Vlorë është sot një nga markat lider të prodhimeve shqiptare. Konkurron në tregun vendas dhe të huaj si produkt organik me çertifikim ndërkombëtar. Pas kësaj sipërmarrje të suksesshme që daton prej vitit të largët 1995 qëndron Vesaf Musai me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, të specializuar në teknologjinë ushqimore dhe në marketing. Është një biznes familjar me përmasa ndërkombëtare.

Vajin e ullirit “Musai” e gjen sot jo vetëm në tregjet europiane, por edhe përtej kontinentit tonë, në New York, Tokyo, Hong Kong etj. Përmes AZHBR ne e kemi mbështetur këtë prodhues, duke financuar linjën e teknologjisë së fundit që përdoret në fabrikë për nxjerrjen e vajit.  20 deri 30 mijë litra çdo vit është gjithashtu vaj ekstra i virgjër që prodhohet në këtë fabrikë moderne. Për fermerët e zonës prodhohet mesatarisht çdo vit rreth 200 mijë litra vaj ulliri.  Dëshmi tjetër e suksesit të vajit të ullirit “Musai” janë patjetër edhe 4 medalje ari në konkurse ndërkombëtare dhe shumë vlerësime të tjera brenda e jashtë vendit.Marrin çmim pothuajse në çdo konkurs dhe natyrisht që kjo nuk është e rastësishme. Bravo Vesaf!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME