Categories Lajme

Vajza 13 vjeçare humbi jetën në lumë, babai: Ishin të tre fëmijët…

Babai i 13-vjeçares, e cila humbi jetën  në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij, bashkë me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për t’u larë. Ai nuk di ta sqarojë saktësisht atë se çfarë ka ndodhur, por thotë se adoleshentja nuk dinte not. Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në atë zonë, ndërsa shprehet se së bashku me ta ishte edhe një person tjetër.

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them”, ka treguar babai i 13-vjeçares.

Ndërkohë polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të saj. Ata po vijojnë kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME