Categories Lajme

Vajza e aktorit tregon për sëmundjen e të atit dhe pse nuk pati homazhe shtetërore

Vajza e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, Bora ka bërë një dedikim për të atin një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ajo shkruan se ndarja nga jeta e aktorit ka qënë dita më e zezë e saj dhe të ëmës.

Fillimisht ajo ka falenderuar të gjithë personat që e kanë ngushëlluar dhe ata që e kanë dashur babain e saj. Bora gjithashtu ka ndarë edhe arsyen se përse i ati u nda nga jeta. Sipas saj, aktori kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën arriti që ta mposhtë por i la dëmtime të tjera në trup që i morën jetën.

“I provuam të gjitha, pa pishman!,”-shkruan ajo. Bora ka adresuar edhe çështjen e homazheve, të cilat nuk ishin shtetërore. Ajo shkruan se i ati shquhej për diskrecion dhe vullneti i tij ishte i tillë.

“Ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike,”-shkruan më tej Bora.

Dy ditë më parë ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, prehet në varrezat e Sharrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME