Falë një dhuratë nga Barbra Streisand, vajza 6 vjeçare e George Floyd, afro-amerikanit të vrar në SHBA nga një ish polic, tashmë zotëron një pjesë të “Disney-t”. Gianna, 6 vjeçare në një foto të publikuar në Instagram ka falenderuar legjendën e Hollyëood-it për dhuratën, si edhe për dy albumet që i ka dërguar
“Faleminderit barbrastreisand për paketën e dhuruar, tashmë jam aksionere e Disney falë teje”, shkruan vogëlushja. Nuk është e qartë se sa aksione ka blerë Streisand për Gianna.
Kujtojmë se babai i Giannës vdiq muajin e kaluar pasi një oficer policie i vendosi gjurin mbi qafë për disa minuta, duke i shkaktuar vdekjen. Vrasja e Floyd, por edhe vdekjet e tjera të personave me ngjyrë, kanë ngjallur protesta të shumta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.
