Categories Lajme

Vajza iu zhduk në vitin 2013 dhe kujdesej për nipin e sëmurë, historia e trishtë e gruas që i dha fund jetës në Peqin

“Ishte zënë me bashkëshortin”, ishte kjo deklarata e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u hodh nga furgoni.

Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj.Burime për VoxNews thanë se Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e “vdekur” për së gjalli, ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.

Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.


Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.

Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.

Djali i vajzës së 55-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.

VoxNews zbuloi se disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.

Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin, kjo histori i solli konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.

Ditën e sotme policia njofton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Dhuna psikologjike që 68-vjeçari, ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 55-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj./ Vox News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME