Sic ben cdo dite, nje tjeter histori e sjelle sot qe ka perfunduar ne një rast suksesi ishte për Ornela Lamajn që ka përfunduar studimet e larta të nivelit Barchelor dhe Master, por për shkak të një mospërputhje të diplomave nuk ia njohin shkollën dhe nuk mund të kryejë as stazhin një vjeçar, që më pas të fillojë punë.
Ajo është endur nga universiteti i Durrësit tek ai i Tiranës për shkak të problemeve me dokumentat, por asgjë nuk po zgjidhej. Diploma nuk u mor parasysh as nga ministria, vitin e fundit humba dhe nënë time dhe vendosa të shkruaja një letër por me pak shpresë”, është shprehur vajza gjatë intervistës.
Ornela i ka drejtuar platformës së Bashkëqeverisjes një letër dhe pas pak kohësh i është zgjidhur problemi e tashmë ajo është e lirë të punësohet si mësuese e shkencave sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me rastin e Ornelës, e cila, pasi e shkroi problemin e saj te shqiperiaqeduam.al, jo vetëm që tashmë është e lirë të punojë si mësuese e shkencave sociale, një profesionin për të cilin ka sakrifikuar shumë për t’u shkolluar, por i dha zgjidhje edhe 467 studentëve të tjerë si ajo, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos së intervistës me Lamajn.