Categories Lajme

Vajzat shqiptare bëhen nëna në moshë shumë të re

Ndonëse të bëhesh prind është përgjegjësi, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente. Të dhënat nga Instat tregojnë se për vitin 2018, rreth 5.21% e lindjeve u kryen nga nëna më të vogla se 20 vjeç. Edhe pse, në krahasim me një vit më parë, kjo përqindje shënoi ulje nga 5.6% në 5.2%, mbetet një nga më të lartat në Bashkimin Europian. Në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe e lindjeve (92%), ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç. Pjesa më e madhe e lindjeve nga nënat në moshë të re (nën 20 vjeç) u kryen në Bullgari dhe në Rumani.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Bullgari, ku 12.5% e lindjeve në total u kryen nga adoleshentet dhe në Rumani me 12.1%. Më pas ato u ndoqën nga Hungaria me 8.5% dhe Sllovakia me 8.1%. Në anën tjetër qëndrojnë vendet me përqindjen më të ulët të nënave në moshë të re. Danimarka kishte vetëm 1% të lindjeve të kryer nga nënat adoleshente, Italia dhe Sllovenia me 1.1%, Holanda me 1.2, Luksemburgu dhe Suedi me përkatësisht 1.4%.

Lindjet në Shqipëri

Nënat e moshës 25 deri në 29 vjeç përgjigjen për numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri, me rreth 35.6% të totali të lindjeve. Thuajse një e katërta e lindjeve (25.23%) u kryen nga nënat që i përkisnin grupmoshës 20-24 vjeç, dhe thuajse po aq (23.54) nga lindjet e kryera nga nënat e grupmoshës 30-35 vjeç.

Përqindja e lindjeve nga nënat në moshë 35-39 vjeç ka shënuar rritje në vitin 2018, ku sipas të dhënave të publikuara nga Instat në 2018-n zinin 8.5% të lindjeve nga 8% që kishin qenë një vit më parë. Lindjet te gratë mbi 40 vjeç mbeten të ulëta, me vetëm 1.53% të totalit, ndonëse kanë qenë me rritje në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë mbetet një përqindje e ulët krahasuar me mesataren e BE-së prej 4%./monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME