Categories Lajme

Vajzat shqiptare që shesin trupin online: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollarë

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision. Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjys.më-nu.do apo nudo nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nu.do, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me kushtin e vetëm, që të ruhet konfidencialiteti. “Ndodhi sepse kisha nevojë për para. Nuk është se dëshiroja të zhv.ishesha apo të postoja foto të vetes”, shprehet A., një vajzë rreth të 25-ave, e cila jeton në Tiranë. Për shkak të koronavirusit, ajo hu.mbi punën në një kompanitë turistike dhe filloi të postojë foto gjysmë-n.udo në një rrjet social. “Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”. A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj.

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision. Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjysmë-nu.do apo nudo nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nud.o, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo çfarë është për t’u vërejtur është se mes personave që postojnë foto ka edhe nga Shqipëria. E tillë është dhe K., një vajzë 18-vjeçare, e cila është bërë pjesë e platformës, ndërsa poston me ‘nick-name’. A. rrëfen se ka fituar 1500 dollarë brenda një periudhe prej katër muajsh, ndërkohë që foto të ngjashme poston edhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”, shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime se.k.suale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë. vëren se e ka mbajtur të fshehtë këtë “punë” të saj nga miqtë më të afërt, pasi në të kundërt do të etiketohej prej tyre si një lloj pro.st.itute, por pohon se numri i atyre që shesin foto nu.do në rrjete sociale është vërtet i madh.

“Ka nga ata, që postojnë gjithçka në mediat sociale. Mendoj se shumë të rinj e shohin thjesht si mundësi punësimi në një kohë kur është e vështirë të gjesh punë.” Mbase për këtë arsye, pavarësisht paragjykimeve, “shitja e nu.dove në internet, kohët e fundit është bërë diçka më e dukshme dhe më e pranueshme socialisht.”

“OnlyFans”, një platformë media sociale, që lejon njerëzit të shesin foto n.udo të vetes së tyre ka njohur një ‘boom’ gjatë periudhës së pandemisë. Por ndërkohë, “konkurrenca” brenda platformës, do të thotë se fitimet individuale kanë rënë. S., e cila e humbi punën e saj në qershor, një nënë e vetme e një djali dyvjeçar duhej të kujdesej për të dhe si zgjidhje financiare gjeti pikërisht krijimin e një llogarie në platformë dhe shitjen e fotove nudo apo thjesht me të brendshme atje.

Në OnlyFans përdoruesit shesin përmbajtje origjinale ndaj atyre që e ndjekin faqen përkundrejt pagesës. “Njerëzit mendojnë se të bësh foto n.udo dhe t’i postosh është e lehtë, por është punë e vështirë. Është një punë e vërtetë”,– komenton A.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME