Categories Lajme

Vajzës me shami iu mohua punësimi/ Gurra: Harmonia fetare s’është stoli që vishet për Bajram! Kritika KMSH-së (VIDEO)

Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka reaguar mbi rastin e fundit në Shkodër ku një vajze myslimane me shami iu mohua punësimi në “Big Market”, por më pas rrjeti i supermarketeve u tërhoq dhe sqaroi se bëhej fjalë për një keqkuptim. Gurra tha në MCN Live se harmonia fetare “s’duhet të jetë vetëm një stoli që vishet ditën e Bajramit, por pjesë e jetës”.

Ai kritikoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë duke theksuar se duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.

“Që të shkojmë në urrejtje fetare, është e rëndë. Unë problematikën e shoh duke qenë se bëhet fjalë për një përfaqësim. E shoh te mënyra e mbrojtjes nga institucionet që i përfaqësojnë. KMSH një nga obligimet që ka jo vetëm mbrojtja, por edhe komunikimi publik. Në raste të tilla KMSH duhet të jetë detyrimisht pjesë e zgjidhjes, që te paraqitja e amendamenteve ligjore, marrëveshjet me ministrinë e Kulturës, bashkitë e me radhë që këto vajza dhe qytetare në aspektin fetar ta kenë të konfirmuar mbrojtjen ligjore”, tha Gurra.

“Komuniteti Mysliman s’ka një zë publik. Prandaj vijnë ndërhyrjet personale, apo anashkalimet ndoshta nga myftiu i Shkodrës. Nuk duhet parë vetëm në aspektin fetar, por edhe ligjor që bizneset të jenë të qartë për ligjin, qoftë për një vajzë me shami apo me kryq”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME